LETRA E VLLAUT PREJ KANADE
>
>Te dashurit tonė,
>
>Nuk po mundemi hala me konfirmu ardhjen tonė ketė verė, por qysh po shkojnė
>senet, po get qe duhet mi kancellit biletat cilat i kena bukirat, se na myti
>morgixhi pėr taun haus qė e kena ble. Pėr bileta kena pare, por nuk po
>mundemi mi mbledh prezentat krejt juve, dajes, tezeve, hallave e tjerėve. Pa
>prezenta nuk po bon me ardhė, se nuk po dojmė me kalu si Ismaili, cili
>krejtve t`familjes ju ka dhanė ka 100 dollar Kanadez, e keta mandej kanė fol
>pėr to, qė oshtė fukara e nuk ka bo kurgjo n`Kanadė. Na nuk po dojmė qashtu,
>ja kena me ardhė si haxhi, ja kurrqysh. Pėr ketė arsye edhe kena vendos me
>sejvirat sa mė shumė dhe krejt mi lonė pėr nekst vekejshėn.
>
>Na kėtu jena ka jetojmė shumė mirė. Unė punoj full tajm dhe dy part tajma, e
>Hanifja e ka gjet edhe part tajmin e tret gjatė vikendit, por i kena kombinu
>mirė, qashtu qe po mundemi mu pa ēdo dytin vik. Ndoshta kjo ėshtė pak keq
>pėr Gjesiken, por pėr to po e pagujmė dej ker pas shkolles, e prej atyhit po
>e merr bejbi siterka dhe e qet n`gjumė. Gjesika edhe qė ėshtė e vogel, po e
>kupton, qė na krejt kėto po e bojmė pėr shkak asaj dhe duhet te shkon kėshtu
>deri sa s`ta pagujmė qat morgixh. Ēdo fri tajm e shfritzojmė me qen me to,
>qashtu qe last samer e kena qu krejt diten nė Grejt Lejks. I kena ble
>hot-dog dhe ajs krim dhe prej qathershit krejtve ju tregon sa bjutifull ka
>kalu.
>
>Unė po kam kogja punė reth taun hausit - katirati barin, po e fshij atikun
>dhe diqysh po e gjej najė moment me regullu bejsmentin, se po dojmė me e
>rentirat e mi rrit inkamin. Si qė po e shihni, nuk ėshtė letė, por kur oshtė
>njeri hard worker dhe kur e planifikon mirė skezhuallin, krejt munden mu
>arrit.
>
>Momentalisht i kam 130 paunda dhe disa shqiptar kėtu po bojnė hajgare me mu,
>qe jam terr(tha) krejt se po punoj shumė e po flej vetėm 4 orė, por ata janė
>shumė xheloz dhe nuk e dijin qė unė i bojė gjumė edhe ka 30 minuta nė
>sabvej. Ēka po me duhen mė shumė, po edhe kjo ėshtė vetėm 25 deri 30 vjet tė
>para, deri sa e paguajmė morgixhin, e mandej kena mu knaq. Neve nuk po na
>bjen edhe vėshtir kėtu se e kena targetin tonė.
>
>Kam ndigju qė Dugi edhe kėt vit po shkon pėr Kosovė. Normal, pse jo, kur qe
>10 vjet ėshtė nė velfer dhe i shprendan picat pėr kesh e gruja e ka qel njė
>bjuti sallon n`banesė e kėto grat tona janė gjuajt si trenta menjiher me
>shku te ajo nė tritment. Po ēka po i duhen kur nuk dijin investment dhe
>krejt paret i hargjesin ne udhėtime dhe turli stjupid sene. Krejt jetėn kanė
>me metė fukara cila e rentirat banesėn e vet, e na kena properti dhe sejving
>akaunt n`bankė. Dugi krejt kohen mejk fan prej meje dhe ju fol njerėzve qe
>jam full dhe nuk di me jetu. Kadal dale, ka me pa aj, kush e ka pas mirė,
>kur e merr vesh revenju Kanada pėr bizneset e tine dhe kur te shtijin me
>pagu taksen pėr krejt kėto vite. Dugi nuk i ka tregu kurkujt qe ka marr
>borgj prej bankes line of credit, pėr mu martu, e ato paret duhet me ja kthy
>bankes me kamat.
>
>Njerėzit e kanė shumė gabim kur po mendojnė qe na nuk po dijim mu kėnaq.
>Gati ēdo satrdej najt unė dhe Hanifja e pijm ka nji kejs birr - te voglin
>prej siks. Ajo edhe ashtu po e pinė vetėm njo, se prej orės 9 po duhet me
>shku ne najt sift. Unė mandej po i fshij tjerat se po muj mu rilleks, se nė
>sandej punoj prej orės 8 mėngjesit.
>
>Kėto po ju tregoj, qė nėse e shihni, mos i besoni shumė, se aj nuk oshtė
>njeri pėr respekt. Kjo oshtė edhe rizon, pse nuk ju kam qu paret nėpėrmjet
>tine se ka me ju thonė pėr mu qe jam zibidi dhe po ruaj vetėm pėr veti. Ju e
>dini qė kjo oshtė pėr shkak qė jam temporari short, por edhe kjo oshtė deri
>sa ta paguajmė morgixhin, 25 deri 30 vjet te para.
>
>Mandej krejt kena mu kėnaq.
>
>Ju bon tė fala vllau i juaj prej Torontos, Ontario - Kanadė.