Peja Team Forum
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Peja Team Forum

Forum pėr tė gjitha moshat ...!!!
 
ForumForum  PortaliPortali  GalleryGallery  KėrkoKėrko  Latest imagesLatest images  RegjistrohuRegjistrohu  identifikimi  

 

 Fc JUVENTUS

Shko poshtė 
3 posters
AutoriMesazh
NoRa
Antar 10%
Antar 10%



Numri i postimeve : 69
Age : 33
Registration date : 20/07/2007

Fc JUVENTUS Empty
MesazhTitulli: Fc JUVENTUS   Fc JUVENTUS Icon_minitimeFri 23 Nov 2007 - 22:55

Te gjitha lajmet per Ekipin tam te preferum JUVENTUS
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.mesohu.net
No-Name
Fillestar-e
Fillestar-e



Numri i postimeve : 22
Age : 37
Registration date : 28/09/2007

Fc JUVENTUS Empty
MesazhTitulli: Re: Fc JUVENTUS   Fc JUVENTUS Icon_minitimeMon 26 Nov 2007 - 19:51

heh urime NORA juventusi paska fitu 5 me 0 kunder palermos Very Happy:D urimee Razz
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
NoRa
Antar 10%
Antar 10%



Numri i postimeve : 69
Age : 33
Registration date : 20/07/2007

Fc JUVENTUS Empty
MesazhTitulli: Re: Fc JUVENTUS   Fc JUVENTUS Icon_minitimeMon 17 Dec 2007 - 23:59

12.12.2007 LAMPARD, DHURATA E KRISHTLINDJEVE PER JUVEN

Juventus shpreson qe poshte pemes se Krishtlindjeve te gjeje nje dhurate te veqant, Frenk Lampard. Shoqeria Bardhezi qe ka hyre ne tratativa me lajtarin e CHELSEA qe veren e kaluar vazhdon kembengule qe ta marre te Juventusi mesfushorin e talentuar. Kesaj radhe arritja e nje marveshje duket shume e afert. Nga ana e skuadres se Abramoviqit zera brenda Bluve thone qe jane dakord per nje transferim te Lampardit. Gjithashtu eshte vete lojtari dakord per ta veshur fanelen e Juves. Tani mbetet vetem konkretizimi i kontrates mes bardhezinjeve dhe bluve te londres. Drejtori sportiv i Juventusit ALESSIO SECCO, ka ne axhende nje vizite ne Londer me 21 dhjetore per tu takuar me drejtuesit e Chelsea.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.mesohu.net
NoRa
Antar 10%
Antar 10%



Numri i postimeve : 69
Age : 33
Registration date : 20/07/2007

Fc JUVENTUS Empty
MesazhTitulli: Re: Fc JUVENTUS   Fc JUVENTUS Icon_minitimeTue 18 Dec 2007 - 0:00

14.12.2007 ALBIN EKDALA - KA NENSHKRUAR ME JUVEN

Juve ka sjellur talentin e ri Albian Ekdala. Talenti 18 vjeqar Suedez eshte i gjate 186 CM, ku ne Suedi shume njerz e cilsojn si ish sulmuesi i Juves Zlatan Ibrahimoviq. Nenshkrimi i kontrates ka ndodhur sot, kurse shifra e kalimi nga IF Brommapojarn ne Juve eshe rreth 1 milion Euro.
Eshte interesante te permendet kjo se kryesia e Juves ka fituar luften ndaj shume skuadrave Europiane per talentin 18 vjeqar, per te cilin ishin te interesuar edhe Inter, Arsenal, Chelsea, Ajax, PSV si dhe shume skuadra tjera. Albin Ekdala do te vije ne Torino tek ne qershore dhe pritet te Huazohet ne ndonje skuader me te vogel deri sa te adabtohet me futbollin Italian.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.mesohu.net
NoRa
Antar 10%
Antar 10%



Numri i postimeve : 69
Age : 33
Registration date : 20/07/2007

Fc JUVENTUS Empty
MesazhTitulli: Re: Fc JUVENTUS   Fc JUVENTUS Icon_minitimeTue 18 Dec 2007 - 0:02

No-Name shkruajti:
heh urime NORA juventusi paska fitu 5 me 0 kunder palermos Very Happy:D urimee Razz







Falimiderit shum per Urimin por ajo nuk eshte ajo fitorja e vetmja e as nuk do te mbetet e vetme
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.mesohu.net
NoRa
Antar 10%
Antar 10%



Numri i postimeve : 69
Age : 33
Registration date : 20/07/2007

Fc JUVENTUS Empty
MesazhTitulli: Re: Fc JUVENTUS   Fc JUVENTUS Icon_minitimeSat 22 Dec 2007 - 15:09

Pinturikio (unverified): 22.12.2007 Juventus me sulmin me te frikshem ne Europ

Juventus eshe kthyer perseri si nje skuader e frikshme, pasi statistikat tregojne se Bardhezinjet kane sulmin me rezultativ te kampionateve Evropian. Ne kete pjese te pare te sezonit, skuadra e drejtuar nga Ranieri ka arritur te qendroje pran majeve te klasifikimit fale rregullsise me te cilen kane gjetur rrjeten TREZEGUET (12 GOLA), DEL PIERO (7 GOLA) dhe IAQUINTA (6 GOLA). Te tre sebashku kane shenuar 25 gola ne Kampionat, me shum se Ibrahimoviq-Kruz-Suazo te Interit, Toni-Klose-Riberi te Bayernit, Raul-Van Nilstelroi-Robinjo te Realit, Ronaldo-Tevez-Runi te Manqesterit, apo Mesi-Ronaldinjo-Henri te Barcelones.
Me pak Fjale , Jane sulmi me i Frikshem ne Europe.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.mesohu.net
Dard1
Dard1     Dard1
Dard1


Numri i postimeve : 218
Age : 30
Localisation : Gjithka!!!
Registration date : 25/05/2007

Fc JUVENTUS Empty
MesazhTitulli: Re: Fc JUVENTUS   Fc JUVENTUS Icon_minitimeSat 22 Dec 2007 - 18:50

heheh urime NORA per ekipin tend te preferuar suksesee Wink Very Happy
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://Www.Hap-Email.Tk
NoRa
Antar 10%
Antar 10%



Numri i postimeve : 69
Age : 33
Registration date : 20/07/2007

Fc JUVENTUS Empty
MesazhTitulli: Re: Fc JUVENTUS   Fc JUVENTUS Icon_minitimeSat 22 Dec 2007 - 19:06

Virusi-V shkruajti:
heheh urime NORA per ekipin tend te preferuar suksesee Wink Very Happy

HEHEHE Faliminderit VALI suksese edhe per MANCHESTERIN ishalla do shohim gjithmon fitore prej ekipev tana te preferume:D santa
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.mesohu.net
NoRa
Antar 10%
Antar 10%



Numri i postimeve : 69
Age : 33
Registration date : 20/07/2007

Fc JUVENTUS Empty
MesazhTitulli: Re: Fc JUVENTUS   Fc JUVENTUS Icon_minitimeMon 24 Dec 2007 - 18:48

22.12.2007 VAN DER VAART i Gatshem te vishet Bardh e zi

Eshte Rafael Van Der Vaart objektivi i Juventusit. Ka qen ai qe e ka pranuar qe eshte kontaktuar nga skuadra Torineze dhe ka konfirmuar qe eshte i gatshem te transferohet ne Itali dhe te vishet menjehere me ngjyrat bardhezi. "E IMAGJINOJ VETEN QE TANI DUKE LUAJTUR PER JUVENTUS. DI QE KJO SKUADER ESHTE E INTERESUAR PER MUA, ME KERKOJNE QE NE MERKATON E VERES. ESHTE NJE NGA KLUBET ME TE RENDESISHEM NE BOTE", ka deklaruar per "BILD" Holandezi i Hamburgut.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.mesohu.net
NoRa
Antar 10%
Antar 10%



Numri i postimeve : 69
Age : 33
Registration date : 20/07/2007

Fc JUVENTUS Empty
MesazhTitulli: Re: Fc JUVENTUS   Fc JUVENTUS Icon_minitimeSat 29 Dec 2007 - 16:47

28.12.2007 Ranieri: Vetem titulli me ngop!

Zoti Ranieri, si kane qene Krishtlindjet tuaja?

Do te thoja te bukura dhe te qeta. Dhe merita eshte vetem e djemve te mi, qe jane duke realizuar nje arritje, do te thoja, te vertete, nje heroizem. Duhet qe te merret gjithmone parasysh fakti se nga eshte nisur ky ekip, nga Seria B dhe nga projekti i rindertimit. Gjashte muaj me pare pikepyetjet ishin te shumta, ndersa tani situata eshte edhe me e qarte: te vjeterit dhe te rinjte jane integruar ne menyre perfekte, te gjithe jane martuar me nje projekt, te kthehen ne nivelet me te larta sa me shpejt te jete e mundur.

Mund te themi se ky vit qe do te mbyllet ishte fantastik per ju?

E quaj si nje vit per t’u mbajtur mend. Kam pasur shansin per t’u kthyer ne futbollin italian nepermjet Parmes, zgjidhja me e “cmendur” nga ofertat qe me ishin bere. Por, e njihja shume mire familjen Xhirardi dhe e dija se ai grup kishte humbur vetem besimin ne vetevete, pra ekzistonin mundesite per t’i shpetuar nga renia. Dhe ne fakt i shpetova. Nje bast i arritur.

Me pas erdhi pankina e Juventusit...

Endrra e 99% te trajnereve ne te gjithe boten.

Kur mendoni per Mancester Sitin dhe Sven Goran Eriksonin, a keni ndonje pishman apo nuk ju vret ndergjegja qe s’pranuat oferten?

Nuk kam asnje shqetesim dhe pengje... Siti ishte nje tjeter shans prestigjoz, nje autostrade per te frekuentuar edhe njehere Angline, ku kam kaluar momente te bukura te Celsi. Por, ne momentin kur me telefonuan drejtuesit bardhezi, vendosa pa hapur e mbyllur syte, duke i falenderuar, sigurisht.

Por, “Zonja e Vjeter”, e pare nga jashte, dukej arrogante?

Me besoni, si kundershtar nuk me ka kaluar kurre ne mendje qe ta konsideroj si nje ekip arrogantesh, qe dominonte fale ndihmes apo favorizimit. Kush fiton eshte gjithmone antipatik dhe perfiton nga “ndihmesat” e vogela: eshte mentaliteti tipik italian, por te cilin s’kam pranuar kurre.

Cfare mund te thoni per Juventusin, e pare nga brenda?

Nuk mund ta imagjinoja, por kam mesuar ta vleresoj. Klubi eshte i ndertuar nga njerez te rinj, i vendosur dhe i mireorganizuar, ku gjithsecili ka nje vend te caktuar. Rregulli eshte i thjeshte: cdokush ka vendin qe i takon, natyrisht me entuziazmin qe nuk mungon.

Tregohuni i sinqerte, e kishit imagjinuar se dy jave para mbylljes se fazes se pare do te ishit ne vend te trete, nje pike larg Romes, vendi i dyte?

Degjoni, qe te tregosh te tilla gjera tani eshte e veshtire dhe ndoshta mund te me quajne modest, por edhe te Parma isha i bindur se mund te arrija shpetimin. Edhe ne Pincolo, gjate grumbullimit besoja se me punen e duhur dhe impenjimin maksimal mund te arrija objektiva te rendesishem. Nese dikush me kerkon qe sot te firmos per vendin e dyte, s’do ta beja, sepse me ngop vetem titulli.


Edituar pėr herė tė fundit nga nė Sat 29 Dec 2007 - 16:50, edituar 1 herė gjithsej
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.mesohu.net
NoRa
Antar 10%
Antar 10%



Numri i postimeve : 69
Age : 33
Registration date : 20/07/2007

Fc JUVENTUS Empty
MesazhTitulli: Re: Fc JUVENTUS   Fc JUVENTUS Icon_minitimeSat 29 Dec 2007 - 16:49

28.12.2007 65 Milion euro per Perforcomet Verore

Gazeta Corriere Dello Sport citon se JUVENTUS ka ne dizpozicion 65 milion Euro, perti perforcuar radhat e veta per sezonin 2008/2009. Skudra ka nevoje te perforcohet ne te gjitha vazat, e sidomos mesfusha ka nevoj mese shumti, nese Juve i mbulon tegjitha keto zbrazetira ateher mund te luftoje per SCUDETO si dhe ne garat Europiane. Shume emra permenden, por eshte me rendesi te themi se JUVE ka biseduar qysh me pare per kalimin e HUNTELAR ne veren e 2008 ne radhat e 27 here kampionit te Italis.
Ermat tjere qe permenden jane edhe: VAN DER VAART, SISSOKO, GILBERTO SILVA, MASCHERANO, DIEGO, LAMPARD, ZAPATA, BARZAGLI, BENEGA, UJFALUSI, AMAURI kurse sa i perket Serbit Ivanovic JUVE ka hekur dore.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.mesohu.net
NoRa
Antar 10%
Antar 10%



Numri i postimeve : 69
Age : 33
Registration date : 20/07/2007

Fc JUVENTUS Empty
MesazhTitulli: Re: Fc JUVENTUS   Fc JUVENTUS Icon_minitimeThu 3 Jan 2008 - 1:53

31.12.2007 36 FUTBOLLISTET E KERKUAR NGA JUVENTUSI

Zapata, Carvalho, Gallas, Kompany, Felipe, Barzagli, Senderos, Ivanovic, Ujfalusi, Marquez, Melberg, Sissoko, Xabi ALonso, M.Diarra, Gilberto Silva, Macherano, Lampard, Borowski, Fernandez, Diego, Ballack,Van der Vaart, Flamini, CIgarini, Albelda, Maresca, Kringe, Saviola, Huntelaar, Shevchenko, Amauri, Drogba, Aguero, Crouch, Quagliarella, Di Natale.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.mesohu.net
NoRa
Antar 10%
Antar 10%



Numri i postimeve : 69
Age : 33
Registration date : 20/07/2007

Fc JUVENTUS Empty
MesazhTitulli: Re: Fc JUVENTUS   Fc JUVENTUS Icon_minitimeMon 7 Jan 2008 - 19:22

JUVENTUS KA HUAZUAR 3 FUTBOLLIST TEK SKUADRA E GENOAS

04/01/2008 R. Olivera Juventus Genoa
04/01/2008 D. Criscito Juventus Genoa

04/01/2008 M. Paro Juventus Genoa
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.mesohu.net
NoRa
Antar 10%
Antar 10%



Numri i postimeve : 69
Age : 33
Registration date : 20/07/2007

Fc JUVENTUS Empty
MesazhTitulli: Re: Fc JUVENTUS   Fc JUVENTUS Icon_minitimeMon 7 Jan 2008 - 19:25

04.01.2008 Criscito Huazohet ne GENOA
Sot eshte zyrtarizu kalimi i mbrojtesit DOMENICO CRISCITO ne Genoa, Mbrojtesi Juventin do te gjendroj ne Genoa ne form Huazimi, ai me Bardhezinjet dote bashkohet pas perfundimit te sezonit 2007/2008.

Andrade jasht fushe edhe disa Muaj.

Pasi qe sot eshte kontrolluar nga Mjeket Andrede nuk do te shifet ne fushen e gjelbert edhe per disa muaj. Nga ana tjeter vjen nje lajm shume i mire sa i perket Camoranesit icili dita ne dite eshte duke u permirsuar dhe seshpejti pritet rikthimi i ti ne fushe.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.mesohu.net
NoRa
Antar 10%
Antar 10%



Numri i postimeve : 69
Age : 33
Registration date : 20/07/2007

Fc JUVENTUS Empty
MesazhTitulli: Re: Fc JUVENTUS   Fc JUVENTUS Icon_minitimeMon 7 Jan 2008 - 19:27

RISSI RISSI05.01.2008 Van Der Vart - Ka nenshkruar per JUVEN

Nese i besohet shtypit Gjerman, Juventus pram ka nenshkruar me Van Der Vart, Holandezi do te jete tashme i lidhur me "ZONJEN E VJETER" 5 vitet e ardhshme. Transferimi i Holandezit per ne Torino ishte 11 Milion Euro.
Hamburgu ka dashur per qfar do shifre te parash ti largohet Katastrofes, sepse Van Der Vaart ne qershor ishte larguar edhe per shifren 1 milion euro, keshtu qe Klubi Gjerman u pasurua per 11 milion Euro.
Mediat Gjermane deklarojn se Van Der Vaart do te arrije ne Torine ne Qershor te vitit 2008.
Nenshkrimi Van der Vart - Juventus per 5 vitet e ardhshme do te behet ne takimin e dyte kur Van Der Vaart pritet ti shtrohet Testit Mjeksor.

JUVE BERI NJE GODITJE TE QELLUAR


Rafael Van der Vaart

Data e Lindjes: 11/02/1983
SHtetesia: Holandeze
Gjatsia: 175 cm.
Pesha: 75 Kg.
Roli: Mesfushor
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.mesohu.net
NoRa
Antar 10%
Antar 10%



Numri i postimeve : 69
Age : 33
Registration date : 20/07/2007

Fc JUVENTUS Empty
MesazhTitulli: Re: Fc JUVENTUS   Fc JUVENTUS Icon_minitimeSat 12 Jan 2008 - 15:28

07.01.2008 Ranieri: Titulli po, merkato jo!

Klaudio Ranieri ka ende shpresėn pėr tė kapur Interin qė ndodhet nė vend tė parė nė klasifikim dhe ėshtė duke zhvilluar njė kampionat gati tė jashtėzakonshėm, duke parė se zikaltrit nuk gabojnė nė asnjė moment dhe po “udhėtojnė” me 100 km nė orė, sikur tė ishte njė makinė e cila ka njė motorr me mė shumė kuaj fuqi se tė tjerat. Por, pavarėsisht nga ajo qė po bėn “ushtria” e Manēinit, trajneri bardhezi ėshtė i bindur se Juventusi i tij i ka tė gjitha mundėsitė e pėrmirėsimit dhe i frikėsohet sidomos Milanit, edhe pse ėshtė shumė pikė larg. Mė pas, nė lidhje me ēėshtjen merato, ish?tekniku i Ēelsit, Valencias dhe Parmės mundohet tė shmangė ēdo temė tė nxehtė, sidomos kur e pyesin pėr Almironin, pasi ēohet nga tavolina e konferencės dhe pėrshėndet gazetarėt e pranishėm.

Interi ? “Objektivi ynė mbetet vendi i parė nė klasifikim, por pėr njė skuadėr qė vitin e shkuar ka fituar kampionatin e Serisė ėshtė e vėshtirė qė tė pėrsėrisė njė arritje njė vit mė vonė nė Serinė A. Pėr kėtė motiv do tė isha i kėnaqur nė rast se do tė mbėrrinim edhe tė dytėt. Por, sidoqoftė do tė japim maksimumin. Pėr tė synuar diēka tė rėndėsishme ėshtė e nevojshme qė Interi tė bėjė gabime dhe ne tė rrisim edhe mė shumė forcėn dhe tė arrijmė rezultate mė tė mira. E kam thėnė dhe do ta pėrsėris se besoj shumė te skuadra dhe do ta shihni se nuk jam gabuar, sepse djemtė do tė vazhdojnė tė mė japin kėnaqėsi. Sigurisht, nuk them se jemi nė nivele tė larta, sepse duhet tė dimė se na duhet ende shumė punė pėr tė arritur ekipet qė kanė formuar njė grup dhe qė kanė njė identitet tė caktuar”, tha Ranieri.

E ardhmja ? “E kam thėnė gjithmonė: pėr mua kjo skuadėr nuk ėshtė ende nė maksimum. Ka pasur shumė dėmtime dhe kemi qenė si pa Kamoranezin, ashtu edhe Markionin pėr shumė kohė, pa llogaritur kėtu tė tjerėt. Tani pres diēka mė shumė pėr fazėn e dytė, ku do tė kem nė dispozicion mė shumė futbollistė dhe do tė dijė tė bėj edhe rrotacionin e duhur. Mund tė pėrmirėsohemi mė shumė: kemi pėsuar dy humbje nė pjesėn e parė tė sezonit dhe na mungon ende diēka pėr tė luaj me personalitetin e Juventusit, edhe pse ata qė janė aktivizuar kanė ditur tė japin gjithmonė maksimumin pėr fanellėn bardhezi. Pastaj, mund tė them se Kamoranezi ėshtė gati dhe do ta kem nė dispozicion. Ndoshta do tė jem i kėnaqur kur tė shoh Bufonin qė pėr 90 minuta tė mos ketė asnjė rrezik pėrpara porte, por tė shohė vetėm lojėn si njė spektator nė fushė. Sigurisht, shpresoj qė nė vazhdim tė rritet edhe forma fizike e shumė lojtarėve, por pėr kėtė do tė na ndihmojė shumė edhe ky grumbullim nė Maltė, qė ėshtė thelbėsor pėr tė karikuar energjitė e shpenzuara. Pėr fatin tonė tė mirė nuk jemi tė impenjuar nė Kupa dhe kjo do tė na ndihmojė mė shumė.

Merkato ? Nė fund, Ranieri ėshtė ndalur te merkato dhe ėshtė pyetur me kureshtje nga shumė gazetarė tė pranishėm se si do tė jetė merkato e Juventusit nė kėtė janar ose nė qershor. Van der Varti, emri mė i pėrfolur: “Van der Vart? Atėherė pse jo Kaka dhe Ibrahimoviē”, tha Ranieri me ironi. “Unė i pres tė gjithė. Almiron? Faleminderit qė qėndruat kėtu dhe mirupafshim tė gjithėve nė takimin tjetėr”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.mesohu.net
NoRa
Antar 10%
Antar 10%



Numri i postimeve : 69
Age : 33
Registration date : 20/07/2007

Fc JUVENTUS Empty
MesazhTitulli: Re: Fc JUVENTUS   Fc JUVENTUS Icon_minitimeSat 12 Jan 2008 - 15:33

08.01.2008 Ranieri: Sisoko me pelqen shume

Juventusi ka nder mend qe te nise vitin 2008 me nje fitore, ne fund te nje nje fundviti 2007 ne rritje. Java e grumbullimit ne Malte eshte e nevojshme per t’u rizhytur ne kampionat dhe te shtunen ne mbremje bardhezinjte do te provojne forcen ndaj Katanias. Edhe pse mendja duhet te jete e qete dhe e cliruar, Klaudio Ranieri nuk mund te mos mendoje per merkaton e dimrit dhe, sigurisht, ate te qershorit. Nje emer mbi te gjithe eshte ne idete e tij. Behet fjale per mesfushorin e Liverpulit, Sisokone, i cili nuk eshte aktivizuar shume nga te kuqte e Benitezit. Trajneri i “Zonjes se Vjeter” i ka leshuar nje mesazh futbollistit nga Mali. “Sisoko? Eshte nje lojtar qe me pelqen shume dhe e njoh shume mire: kam pasur nderin qe ta stervis te Valencia. Emra te tjere? Do te kisha shume, por s’mund te flas tani, sepse eshte nje mungese respekti per drejtuesit e klubit, qe jane duke perpjekur per te gjetur alternativa te ndryshme. Sigurisht, grupi qe kam ne dispozicion eshte i mire.

Kielini

Edhe Xhorxho Kielini, ne konferencen per shtyp te dhene nga La Valeta, kryeqyteti i ishullit maltez, ka shprehur te gjithe deshiren e tij per te rinusur kampionatin: “Te gjithe mezi presim dhe po stervitemi mire. Vendi i dyte eshte nje objektiv real, por duhet dhe do te luftojme per kreun. Skuadrat qe ndodhen para nesh jane te konsoliduara, ndaj do te jete e veshtire, por jo e pamundur. Sigurisht, nota ime per vitin qe sapo u mbyll eshte 8, sepse sikur te mos kishim gabuar ne disa raste, tani do te ishim duke konkurruar me zikaltrit”, perfundoi mbrojtesi bardhezi.

Iakuinta

Vincenco Iakuinta ka folur ne lidhje me objektivat e Juventusit per vitin 2008, por e ka nisur nga pritjae ngrohte e popullit maltez: “Jemi te lumtur qe na kane pritur kaq ngrohte, sepse eshte gjithmone dicka e bukur te gjendesh ne nje ambjent te tille. Viti qe sapo u mbyll ka qene i mire per ne, por duam qe te arrijme me shume ne kete qe sapo nisi”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.mesohu.net
NoRa
Antar 10%
Antar 10%



Numri i postimeve : 69
Age : 33
Registration date : 20/07/2007

Fc JUVENTUS Empty
MesazhTitulli: Re: Fc JUVENTUS   Fc JUVENTUS Icon_minitimeSat 12 Jan 2008 - 15:37

08.01.2008 Davids: Juve, bli Huntelar!

Ne Itali ka veshur fanellen e me te medhenjve, nga Juventusi, te Milani, per te mbaruar me Interin, por vetem ngjyrat bardhezi i kane mbetur ne mendje. Vetem nga “Zonja e Vjeter” mban mend nje kujtim teper te bukur, ndaj dhe i dergon mesazhe dashurie. Edgar Davids, ne Dubai, me ate qe nga janari i shkuar eshte skuadra e tij e re (Ajaksi), kur flet per Juventusin emocionohet shume. I urryer te Milani, i shperfillur te zikaltrit, ne Torino Davids u mbiquajt “Pitbulli” (emer qe iu vu nga Van Gali ne kohet e Ajaksit te arte ne 1991 dhe 1996). Perpara se te prishte kontraten me “Triaden” e famshme, Davids mban mend tre tituj kampion dhe dy Superkupa italiane te fituara lene ne hije periudhen me te shemtuar, ate pezullim 4 mujor per shkak te dopingut.

Davids, nese ju permendim fjalen Juventus, cfare ju vjen nder mend?

Nje skuader e madhe. Juventusi do te jete gjithmone e tille dhe jam krenar qe kam veshur fanellen bardhezi. Do te mbaj gjithmone ne zemer kete ndjenje te bukur.

Nese kujtoni vitet e kaluara ne Torino, kush eshte kujtimi i pare qe ju vjen nder mend?

Titulli i fituar ne sezonin 1997?98 me Lipin. Sapo kisha mberritur nga Milani. Cfare viti qe ishte...

Sa ka qene i rendesishem ish?trajneri i Italise ne ate triumf?

Shume. Lipi eshte nje trajner i mire dhe e di shume mire se cfare duhet te bej. Na ka mesuar shume gjera dhe une i kam fiksuar.

A jeni takuar me me Marcelon?

Jo, s’kemi biseduar me.

Po me Luciano Moxhin?

Jo, s’kam pasur rast.

Kush ishin sekretet e “Zonjes” ne kohen kur luanit ju dhe fitonit vazhdimisht?

Deshira per te punuar dhe per t’u sakrifikuar per grupin, por sidomos per etjen per fitore.


Me cilet futbolliste jeni ende te lidhur?

Kam ende raporte te mira dhe flas me Monteron dhe Tramin, por edhe kur takoj njerez te tjere qe punojne te Juventusi, te cilet kam kohe qe nuk i shoh, emocionohet. Kam shume kujtime te bukura.

A keni ndjekur bardhezinjte gjate kesaj kohe?

Po, me shume kenaqesi. Tani eshte duke bere nje pune te mire, sepse nuk eshte e lehte te paraqitesh mire menjehere pas ngjitjes nga Seria B. Ranieri ka ndertuar nje grup teper kompakt.

Te flasim pak per merkaton: a do t’i keshillonit drejtuesve torinez qe te blenin Huntelarin?

Kane Trezegene, qe eshte duke shenuar vazhdimisht.

Sigurisht, por sulmuesi holandez cfare tipi eshte?

Nje lojtar qe shenon dhe numrat e deshmojne kete. Eshte gati per te ardhur ne Itali. Sigurisht, nese duan te investojne, le te blejne Huntelarin, sepse do te jete nje goditje e rendesishme.

Nje mendim per tifozet bardhezi ?

I falenderoj qe me kane mbeshtetur gjithmone dhe me ata kam pasur nje raport te shkelqyer.

Te Ajaksi si ndiheni?

Te them i rilindur do te ishte e ekzagjeruar, por tani qe jam kthyer nga demtimi ndihem mire dhe dua te luaj ende shume

Cfare mund te thoni per futbollin italian ?

Qe mbetet nga me te fortit dhe me me shume konkurrence.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.mesohu.net
NoRa
Antar 10%
Antar 10%



Numri i postimeve : 69
Age : 33
Registration date : 20/07/2007

Fc JUVENTUS Empty
MesazhTitulli: Re: Fc JUVENTUS   Fc JUVENTUS Icon_minitimeSat 12 Jan 2008 - 15:42

10.01.2008 Trezege: Ta nisim ashtu si e mbyllėm

Sulmuesi bardhezi, David Trezege, nga grumbullimi nė Maltė, ka folur nė njė intervistė tė shkurtėr tė dhėnė pėr “Sky”, duke dhėnė pėrshtypjet e tij tė parė nė kėtė 2008?tė qė ka hyrė. Stėrvitja dimėrore duhet t’i shėrbejė “Zonjės sė Vjetėr” pėr tė pasur mė shumė rezistencė deri nė fund tė sezonit. “Duam ta nisim nė mėnyrėn e duhur, ashtu si e mbyllėm pėrpara Krishtlindjeve. Kemi zhvilluar njė kampionat tė shkėlqyer deri tani dhe duhet tė konfirmojmė se jemi nė rritje, edhe nė transfertė, pasi kemi hasur vėshtirėsi, por fitorja nė Romė, bindėse ndaj Lacios, na dha mė shumė bindje dhe siguri, ndaj do tė mundohemi qė tė pėrsėritemi dhe tė arrijmė pikė tė rėndėsishme edhe jashtė fushės tonė. E dimė qė nuk do tė jetė e lehtė ndaj Katanias, sepse siēilianėt, deri tani, kanė bėrė shumė mirė brenda fushės. Ne besojmė ende te titulli dhe ndaj duhet tė luajmė pėr tė fituar”. Me tė vėrtetė e jashtėzakonshme dhe e ngrohtė pritja malteze pėr lojtarėt e Juventusit, por pika mė e lartė e delirit do tė jetė kur bardhezinjtė do tė ndeshen me La Valetėn. “Na presin shumė njerėz. Qė kur kemi mbėrritur kėtu, mbėshtetja e tifozėve tanė nė Maltė nuk na ka munguar pėr asnjė moment dhe ne jemi tė sigurtė se do tė vijnė shumė njerėz pėr tė na ndjekur nė stadium. Qėllimi ynė ėshtė tė pėrgatitemi sa mė mirė pėr pjesėn e mbetur tė sezonit.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.mesohu.net
NoRa
Antar 10%
Antar 10%



Numri i postimeve : 69
Age : 33
Registration date : 20/07/2007

Fc JUVENTUS Empty
MesazhTitulli: Re: Fc JUVENTUS   Fc JUVENTUS Icon_minitimeSat 12 Jan 2008 - 15:44

10.01.2008 Malta, ishulli ku futbolli imponon emrat

Ej ti, si quhesh? “Nedved”. Po ai tjetri? “Klinsman”. Po shoky yt qė tė qėndron pranė? “Inzagi”. Diēka e pabesueshme. Po, emrat e fėmijėve janė njė ēmenduri futbollistike e babait dhe nėnės. Sepse kėto janė emrat tė cilat tė miturit maltez kanė marrė si pasojė e tifozllikut tė tepruar, pėrtej kufinjve. I vogli Nedved, pėr shembull, ėshtė katėr vjeē dhe ėshtė takuar me lojtarėt e Juventusit nė hotel “Le Meridien”, aty ku ėshtė akomoduar klubi bardhezi. Kėnaqėsia e tė miturit ka qenė e madhe. Nė ishull, ishulli i punės sė forcuar, pasionet janė dy: futbolli dhe politika. Nė kėtė front tė fundit priten zgjedhet e ardhshme por nuk ka njė datė, sepse lideri i opozitės ka kryer njė operacion dhe partia nė pushtet ka vendosur ta presė. Euro ka “zbarkuar” nė vitin e ri pa asnjė problem por pa njė pritje tė ngrohtė, ndryshe nga “Zonja e Vjetėr”, qė ėshtė pritur me duatrokitje dhe me entuziazėm. Juventusi, nga kėto anė, ėshtė njė institucion: konkurron “lidershipin” me Manēester Junaitedin, ndjekin Milani, Liverpuli dhe Interi. Bardhezi ėshtė ngjyra e pasionit, ashtu si gara me makina nė njė rrėmuje totale e taksistėve nė stilin Shumaker. Duke parė se makinės i jepet nga krahu i djathtė, infarkti ėshtė i siguruar pėr tė sėmurėt me zemėr. Por, habia e emrave ėshtė ajo qė tė godit mė shumė. Imagjinoni njė familje, nė tė cilėn dy fėmijėt, tashmė 30 vjeēar, quhen Betega dhe Kauzio. Prindėrit janė tė kohės sė Trapatonit, kur trajneri drejtonte pikėrisht Juven. Por, lajmi ėshtė qė njėri nga ata tė dy ėshtė bėrė tifoz me Interin. Gjėra tė ēmendurish, gjėra tė Maltės, ku njerėzit kanė ruajtur njė entuziazėm unik, tė fuqizuar edhe nga izolimi. Njė popullsi e pėrbėrė nga shumė etni dhe njė “miks” mes mesdhetarėve apo britanikėve. Por, kur Alesandro del Piero zbret nė fushėn stėrvitore, nis “ole”?ja e famshme e tifozėve, tė cilėt e kanė si njė perėndi kapitenin bardhezi.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.mesohu.net
NoRa
Antar 10%
Antar 10%



Numri i postimeve : 69
Age : 33
Registration date : 20/07/2007

Fc JUVENTUS Empty
MesazhTitulli: Re: Fc JUVENTUS   Fc JUVENTUS Icon_minitimeSat 12 Jan 2008 - 15:47

11.01.2007 Deshamp: “Kjo s’do ishte Juvja ime”!

Ishte trajneri i Juventusit ne vitin e saj me te zi, ate te Serise B, por pasi kaloi ferrin e kategorise se dyte Didier Deshampsi u largua nga “Zonja e Vjeter” paksa ne menyre misterioze. Por tani, ne nje interviste per “la Stampa” francezi rrefen arsyet e veta.

? Deshamps, a jeni mesuar tanime me jeten prej “te papuni”?

? Edhe pa futbollin kalohet mire. Shoqeroj djalin tim ne shkolle, mbahem ne forme me tenisin. Dhe Monte Karlo nuk eshte nje qytet i merzitshem. Sidoqofte, shoh shume ndeshje, sepse jam komentator ne “Canal Plus” dhe te henen ne mbremje marr pjese ne nje emision futbolli. Nje proces, por jo ai “Procesi Biskardi” ne Itali.

? Skuadra ne horizont?

? Dicka veren e kaluar, oferta te tjera nga Franca dhe jashte saj, tani. Flas kater gjuhe dhe nuk kam probleme, por dua qe projekti te jete i rendesishem. Nuk dua te ulem ne pankine ne mes te sezonit. Tashme po pres kampionatin e ardhshem. Vetem sapo pushohet nje trajner del ne pah emri im.

? Eksperienca me Juventusin ju ka mesuar shume?

? Po, shume. Por edhe me traumatizoi per menyren se si u mbyll. Edhe prej kesaj nuk rifillova menjehere punen, pasi me duhej me pare te kaloja zhgenjimin.

? A jeni penduar ndonjehere qe u larguat?

? Jo. Kam nje lloj karakteri dhe e di qe kjo nuk me ndihmon ne raportet me njeri?tjetrin. Por kur marr nje vendim nuk kthehem pas. E pranoj qe duhet te jem me fleksibel. Pasi perjetova aventuren e Serise B ishte e veshtire te largohesha ngs skuadra ne castin me te bukur. Nuk ndieja besim, parate nuk ishin nje problem. Ngushellohem: eksperiencat negative duhen per te ndryshuar.

? Mos kishit kerkuar shume blerje gjate veres?

? Kerkova lojtare. Tre shume te mire per nje Juventus qe te mund te konkuronte me te gjithe.

? Emrat?

? Kisha kerkuar shume. Nder keta Tonin, Turene dhe Gabriel Militon.

? Po Tiagon dhe Almironin?

? Nuk ishin ne listen time. I deshen me cdo kusht, por tashme kjo eshte nje ceshtje qe nuk me perket me.

? Cfare do te beje Juventusi sivjet?

? Kualifikimi ne Champions League do te ishte si fitimi i titullit.

? A do te ktheheshit per te trajnuar ne Itali?

? Jam me marken e Juves, por pse jo. Por me duket se trajneret e huaj nuk lejohen ne kampionatin italian.

? Por, per kompensim, italianet shkojne mire jashte Italise. Cfare na thoni per Kapelon trajner te Anglise?

? Gje e mire per te. Donte nj` kombetare dhe mori nje nga me prestigjiozet. Por eshte e cuditshme qe anglezet nuk arriten te gjenin nje trajner ne shtepine e tyre. Kapelo do te ambientohet shpejt, pasi futbolli eshte universal, flitet e njejta gjuhe kudo. Problemet e vetme do te jene nderhyrjet ne jeten private. Ndaj tyre nuk ke si te mbrohesh.

? Por Lipi eshte pushim. A habiteni me kete fakt?

? Po Murinjo? Gjera te cuditshme. Marcelo ne fillim zgjodhi vete te pushonte, por me pas, ashtu si une, nuk deshi te merrte nje skuader ne mes te sezonit. Megjithate, nuk eshte e lehte te rifillosh pas nje periudhe pushimi. Trajneret shtohen dhe vendet e disponueshme te nivelit te larte jane gjithnje po ato.

? Cfare mendoni per Donadonin?

? E takova ne shortin e Euro 2008 ne Lucerne, i bera komplimentat dhe i dhashe urimet e mia. Nuk ishte e lehte te zije vendin e Lipit. Por raporti yne ishte kordial edhe kur ishim ne Serine B. Ndryshe nga Domeneku, me telefononte shpesh per te me pyetur si ishin lojtaret qe i interesonin.

? Kur do te behet Deshamp trajner i Frances?

? Ka kohe per gjithcka. Nuk e di as nese do te arrij ndonjehere ne ate pankine. Por nuk e shtyj Domenekun, pasi e dua shume kombetaren time. Madje shpresoj qe Franca te dale shume mire ne Europian dhe te luaje me Italine ne finale. Por nuk e di si do te shkoje kjo ndeshje. Njihemi shume mire, ndaj sfida eshte e paparashikueshme.

? A e vleresoni Domenekun?

? Ka idete e tij por dhe shume lojtare te zote per te menaxhuar. Ndaj nje sulmues si Trezege mbetet jashte. Sigurisht eshte nje provokues i lindur, por ju italianet bini ne gracken e tij dhe me pas vijne ankesat si ai i “San Siros” ne ndeshjen me Francen. Nje turp, sepse Italia dhe Franca jane respektuar gjithnje ne futboll.

? Cfare ofron merkatoja franceze?

? Shume ne sulm. Pervec Anelkase, fenomeni i vertete i castit eshte Benzema. Nuk kam pare kurre nje 20?vjecar te tille. Ben gjithcka: sulmues i pare dhe i dyte, i jashtezakonshem ne shpejtesine e levizjeve. Dhe eshte nje djale me mendjen ne vend, ndaj do te rritet ende. Te tjeret? Ben Arfa i Lionit, Menez i Monakos, Nasri i Marsejes. Ne France rriten me shpejt, sepse luajne ne skuadrat e para, ndersa ne Itali nuk ka kohe per te pritur te rinjte.

? Titulli eshte i Interit, apo jo?

? Ka cilesine e vjetshme, por tani jane dhe nje grup i mbledhur. Dhe me Zlatan Ibrahimovicin dhe Kruzin shenojne kur te duan.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.mesohu.net
NoRa
Antar 10%
Antar 10%



Numri i postimeve : 69
Age : 33
Registration date : 20/07/2007

Fc JUVENTUS Empty
MesazhTitulli: Re: Fc JUVENTUS   Fc JUVENTUS Icon_minitimeSat 12 Jan 2008 - 15:48

11.01.2008 Ranieri: Ta rinisim aty ku e lame!

Trajneri i Juventusit, Klaudio Ranieri u shpreh optimist per ndeshjen e ardhshme te kampionatit kunder Katanias, pas miqesores se humbur me penallti ndaj La Valetes ne Malte. “Faza pergatitore ketu ne Malte na sherbeu per t’u pergatitur si duhet. Kur luajme ne miqesore, pothuajse gjithmone barazojme (1?1 me La Valeten). Jam i kenaqur per faktin qe askush nuk u demtua dhe krijuam shume raste per gol. Me vjen keq vetem qe nuk arritem te konkretizonim me shume raste. Jam i sigurt qe ne rifillimin e kampionatit me Katanian nuk do te jemi te shperqendruar. Megjithate, duhet te them qe pauza erdhi ne momention me te keq per ne, duke patur parasysh qe kishim fituar tre ndeshje radhazi. Tani duhet te rifillojme aty ku e lame dhe nga kjo pikepamje, faza pergatitore ne Malte ishte teper e rendesishme dhe i sherbeu lojtareve per te fituarnje forme fizike me te mire. Tani eshte e rendesishme ta rinisim menjehere fort perballe Katanias”.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.mesohu.net
NoRa
Antar 10%
Antar 10%



Numri i postimeve : 69
Age : 33
Registration date : 20/07/2007

Fc JUVENTUS Empty
MesazhTitulli: Re: Fc JUVENTUS   Fc JUVENTUS Icon_minitimeTue 15 Jan 2008 - 0:20

14.01.2007 BUFFON PORTJERI ME I MIRE I VITIT 2007

Per te katertin vit rresht, Italiani GIGGI BUFFON ka fituar cmimin e portjerit me te mire ne bote. Renditja eshte publikuar nga Instituti i Historise dhe Statistikave ne Futboll (IFFSHS). Portjeri kampion bote ka grumbulluar 209 pike duke lane pas Qekun Peter Ceh me 172 pike dhe Casillas me 124 Pike.

FORZA GIGGI BUFFON
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.mesohu.net
NoRa
Antar 10%
Antar 10%



Numri i postimeve : 69
Age : 33
Registration date : 20/07/2007

Fc JUVENTUS Empty
MesazhTitulli: Re: Fc JUVENTUS   Fc JUVENTUS Icon_minitimeSat 19 Jan 2008 - 20:37

17.01.2008 Juventus shet ne urugaj Mesfushorin Ruben Olivera

Juventus ka hequr dore nga Mesfushori Ruben Olivera, te cilin e shiti tek klubi me i njohur Urugajan, Penarol Montevideo. Lojtari 24 vjeqar nuk ka arritur te gjeje nje vend ne mesfushen e bardhezinjeve duke preferuar te largohet per ne vendlindje. Oliveira u ble nga Juventus nga viti 2002, por ai nuk i bindi asnjehere trajneret Juventine per ti dhene mundesine e aktivizimit si titullar.
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.mesohu.net
NoRa
Antar 10%
Antar 10%



Numri i postimeve : 69
Age : 33
Registration date : 20/07/2007

Fc JUVENTUS Empty
MesazhTitulli: Re: Fc JUVENTUS   Fc JUVENTUS Icon_minitimeSat 19 Jan 2008 - 20:38

17.01.2008 ZIKO i Propozon Juventusit Brazilianin Diego!

Ziko ka deklaruar per Mediat Italiane se Braziliani i Werderit te Bremenit DIEGO mund te paraqitet shume mire per cdo skuader Italiane. Legjenda e Brazilit Ziko mendon se Diego eshte nje futbollist icili i nevoitet Juventusit. Ylli i Werder Bremenit shume shpesh flitet per nje kalim tek "zonja e Vjeter", Ziko insiston se per Juven eshte lejtari me imire. Diego ne tregune transferimeve vlene diku rreth 35 milion euro dhe Ziko mendon se Diego vlen sa shifra per te cilen flet Werder bremeni. Ziko delkaroj se dua qe tju tregoj gjith klubeve posaqerisht Juventusit se me Diegon gjithnje do te jete shume me mire, sepse aj eshte nje Ylle dhe dine te luan per fitore. Legjenda Braziliane eshte pyetur edhe per Holandezin e Kerkuar nga Juve, Ai deklaroj se VAN DER VAART eshte nje lejtar i shkylqyeshem icili luan ne te njejtin rol me Diegon, por nese dikush dotme pyetke mu se kon dote doja ne skuadren time une do te kisha thene Diegon. Deklaroj Legjenda Braziliane ZIKO .
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.mesohu.net
NoRa
Antar 10%
Antar 10%



Numri i postimeve : 69
Age : 33
Registration date : 20/07/2007

Fc JUVENTUS Empty
MesazhTitulli: Re: Fc JUVENTUS   Fc JUVENTUS Icon_minitimeSat 19 Jan 2008 - 20:38

17.01.2008 Juve po percjell tre mbrojtesa

Pas lendimit te Giorgio Chielli ne kuader te kupes Italiane, ku mbrojtesi Juventin u lendua ne takimin kthyes ne kuader te 1/8 e finales se Kupes Shtetrore, Juves i duhet nje qender mbrojtes me cilsi te larta icili do te bie siguri ne mbrojtjen Biankonere.
Trejneri i Juventusit Claudio Ranieri nuk eshte i kenaqur me lojene e Jean-Alien Boumsong dhe Zdenek Grygera te cilet u paraqiten ne sfiden ndaj empolit.
Gabimi i madhe i "Zonjes se Vjeter" eshte huazimi i Domenica Criscito ne Genoa, pasi qe pas lendimit te Chelinit nuk ka alternativa tjera per ne mbrojtje. Kandidatet qe permenden jane: MICHAELE Canini (22 vjeqari i Calarit), Fabiano Santacroce (20 vjeqari i Breshes) si dhe Francesco Pratali (28 vjeqari i Empolit) . Per kete treshe apo ndonje futbollist tjeter dote informohemi ne ditet ne vazhdim ...
Mbrapsht nė krye Shko poshtė
http://www.mesohu.net
Sponsored content





Fc JUVENTUS Empty
MesazhTitulli: Re: Fc JUVENTUS   Fc JUVENTUS Icon_minitime

Mbrapsht nė krye Shko poshtė
 
Fc JUVENTUS
Mbrapsht nė krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Juventus Wallpaper

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
Peja Team Forum :: Informacione :: Sporti-
Kėrce tek: